Ndërlidhjet

Gilani rrezikon të ndiqet penalisht


Gjykata e Lartë e Pakistanit ka thënë se kryeministri Jusuf Riza Gilani ka dështuar të zbatojë urdhrin e gjykatës për të hapur hetimet për korrupsion kundër presidentit.

Vendimi i sotëm i gjykatës mund të bëjë që Gilani të ndiqet penalisht, çfarë do të çonte në shkarkimin e tij.

Gjykata ka urdhëruar Gilanin të paraqitet në gjyq të enjten, për të shpjeguar arsyet e moszbatimit të urdhrit.

Gjykata e Lartë do që qeveria të rihapë hetimet për korrupsion ndaj presidentit Asif Ali Zardari që datojnë nga vitet 1990. Qeveria ka refuzuar duke thënë se Zardari ka imunitet.
XS
SM
MD
LG