Ndërlidhjet

BE: Protesta e VV, kundër parimeve evropiane


Bashkimi Evropian i ka cilësuar si “dhunë për keqardhje” ngjarjet e së shtunës në Kosovë, kur Lëvizja Vetëvendosje ka bërë përpjekje të bllokojë hyrjen e mallrave serbe në vendkalimet kufitare: Merdarë dhe Dheu i Bardhë.

“Është për keqardhje dhuna që ka ndodhur, por besojmë se, përgjithësisht, situata është adresuar mirë nga Policia e Kosovës. Protestat e këtilla i shohim si tërësisht të paarsyeshme, sepse ishin kundër asaj që është parim thelbësor i BE-së, pra lirisë së lëvizjes së mallrave. Ne kemi punuar ngushtë me autoritetet e Kosovës për ta zbatuar këtë parim dhe është për keqardhje që njerëzit protestojnë kundër tij”, ka thënë Majkëll Men, zëdhënës i shefes për politikë të jashtme të BE-së, Kethrin Eshton.

Të shtunën, Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një aksion në pikat kufitare: Merdarë dhe Dheu i Bardhë, me qëllim ndalimin e hyrjes së mallrave serbe në Kosovë.

Policia e Kosovës ka penguar protestuesit me përdorimin e gazit lotsjellës dhe të topave të ujit.

"Vetëvendosje" ka paralajmëruar se do të organizojë aksion të ngjashëm më 22 janar.
XS
SM
MD
LG