Ndërlidhjet

SHBA: Huntsman tërhiqet, e mbështet Romnin


Ish ambasadori amerikan në Kinë, Xhon Huntsman, ka shpallur sot se tërhiqet nga gara për nominim presidencial të Partisë Republikane.

Në deklaratën e tij ai theksoi se e mbështet kandidatin Mit Romni, ish guvernator i Masaçusetsit.

“Sot unë e pezulloj fushatën time për presidencë. Besoj se tash është koha për partinë tonë që të bashkohet rreth kandidatit, i pajisur më së miri për t’i shkaktuar disfatë Barak Obamës. Përkundër dallimeve tona, besoj se ky kandidat është guvernatori Mit Romni”, tha Huntsman, në fjalimin e tij në Karolinën Jugore.

Zoti Huntsman doli i treti në garën e fundit në Nju Hempshir.

Gara e ardhshme e republikanëve mbahet më 21 janar në Karolinën Jugore.

I nominuari republikan do të ballafaqohet me presidentin Barak Obama, në zgjedhjet presidenciale në nëntor të këtij viti.
XS
SM
MD
LG