Ndërlidhjet

Kirgizi: Pas trazirës në burg, aktivizohen forcat speciale


Raportohet se sot forcat speciale të sigurisë kanë depërtuar në një burg në kryeqytetin e Kirgizisë, Bishkek, pas trazirave që shpërthyen aty.

Ombudspersoni i Kirgizisë, Tursunbek Akun, i cili e vizitoi burgun, i tha Radios Evropa e Lirë, se të burgosurit ishin rrahur shumë nga forcat e sigurisë.

Mediat kanë cituar fjalët e tij se 30 të burgosur ishin plagosur.

Të burgosurit kishin protestuar për transferin e dy të burgosurve në një burg tjetër.

Forcat e sigurisë e kishin mbyllur hapësirën rreth burgut në Bishkek.

Zyrtarët thanë se katër pjesëtarë të forcave të sigurisë ishin lënduar gjatë ndërhyrjes, që paraprakisht ishte paralajmëruar si bastisje e armatimit ilegal dhe drogës.

Raportet e pakonfirmuara të mediave thonë se të burgosurit në disa burgje të tjera në gjithë Kirgizinë, e kanë filluar një grevë urie në shenjë solidariteti me të burgosurit në Bishkek.
XS
SM
MD
LG