Ndërlidhjet

Hungaria ballafaqohet me veprimet ligjore të BE-së


Komisioni Evropian pret që të lëshojë sot tri procedura të kundërvajtjes kundër Hungarisë, lidhur me tri çështje të ndryshme.

Burime të Komisionit i kanë thënë radios Evropa e Lirë se këtu përfshihen shqetësimet lidhur me ligjet që e pengojnë pavarësinë e bankës qendrore, një kusht për çfarëdo financimi në të ardhmen për Budapestin.

Procedurat e kundërvajtjes kanë përcaktuar kundërshtimet e BE-së për ligjet e vendit, ndërsa qeverisë së kryeministrit, Viktor Orban, i jepet afat që të t’i përmbushë obligimet e nevojshme ose të ballafaqohet me veprime legale.

Qeveria e Orbanit është sulmuar e kritikuar nga komuniteti ndërkombëtar për miratim të një varg ligjesh dhe ndryshimesh kushtetuese, të cilat, sipas tyre, padrejtësisht koncentojnë pushtetin në duart e qeverisë.
XS
SM
MD
LG