Ndërlidhjet

Kaligrafisti afgan krijon Kuranin më të madh në botë


Një kaligrafist afgan raportohet se e ka krijuar Kuranin më të madh në botë.

Sipas qendrës kulturore në Kabul, libri është shpallur si më i madhi në botë, nga Ministria afgane e Çështjeve Religjioze.

Libri, për të cilin është dashur 5 vjet që të krijohet, me shpenzime prej rreth gjysëm milioni dollarësh, i ka faqet me madhësi prej 2.28 metra me 1.55 metra. Libri peshon 500 kg.

Mohamad Sabir Kedri, kaligrafisti që qëndron prapa projektit, ka punuar me nëntë studentë të tjerë në këtë libër.
XS
SM
MD
LG