Ndërlidhjet

Gjykata Evropiane: Kleriku islamik të mos deportohet në Jordani


Gjykata më e lartë e Evropës ka marrë sot vendim që një predikues ekstremist islamik nuk mund të deportohet nga Britania për t'u përballur me akuza terrorizmi në Jordani.

Gjykata evropiane për të Drejta të Njeriut, me bazë në Strasburg, ka vendosur që Abu Katada nuk mund të deportohet për shkak të rrezikut se provat e marra përmes torturës do të përdoren kundër tij.

Abu Katada, emri i vërtetë i të cilit është Omar Otman, është një prej predikuesve islamik më me ndikim në Evropë, të cilin autoritet britanike e kanë akuzuar për këshillim të terroristëve dhe për mbledhje të fondeve për terrorizëm.
XS
SM
MD
LG