Ndërlidhjet

Gjermani: Vendimi për Arid Ukën – më 30 janar


Një gjykatë në Gjermani njoftoi se vendimi për të akuzuarin Arid Uka, do të shpallet më 30 janar, e jo të enjten, siç ishte thënë më parë.

Gjykata tha sot se kjo shtyrje ishte e nevojshme për shkak se duhet të dëgjohet edhe një dëshmitar tjetër, në bazë të “fakteve të reja” në këtë rast.

Shqiptari nga Kosova, Arid Uka, 21 vjeçar, në hapje të procesit kundër tij, ka pranuar se i ka vrarë dy ushtarë të Shteteve të Bashkuara, në aeroportin e Frankfurtit, vitin e kaluar.

Arid Uka ballafaqohet me dënim me burgim të përjetshëm.
XS
SM
MD
LG