Ndërlidhjet

RPK: E shokuar me dënimin për projektuesin e uebfaqeve


Grupi Reporterët pa Kufij, me seli në Francë, thotë se ishte i “shokuar” kur mësoi se Gjykata Supreme e Iranit e ka konfirmuar dënimin me vdekje kundër projektuesit të uebfaqeve në Internet, Said Malekpour.

Ky grup njoftoi se familja e tij tha se gjykata e kishte marrë vendimin nën presion nga Garda Revolucionare.

Iraniano-kanadezi Said Malekpour, ishte dënuar me vdekje, vitin e kaluar, me akuza se ishte kundër qeverisë, se i kishte fyer personalitetet e shenjta dhe se kishte zhvilluar përmbajtje për të rritur në faqet në Internet.

Raportohet se ai ishte arrestuar në vitin 2008, pasi ishte kthyer në Iran për ta vizituar babain e sëmurë.
XS
SM
MD
LG