Ndërlidhjet

Obama: Dhuna në Siri, e papranueshme


Presidenti amerikan, Barak Obama i ka dënuar dhe i ka quajtur të ‘papranueshme’ goditjet e regjimit sirian ndaj protestuesve, përderisa dhuna vazhdon të marrë viktima të reja.

Pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë me mbretin Abdullah të Jordanit, Obama tha se Shtetet e Bashkuara janë duke i rritur përpjekjet diplomatike për ta shtyrë regjimin e presidentit Bashar al-Asad që të largohet.

Aktivistët thonë se 32 njerëz janë vrarë dje në Siri, shumica e të cilëve në qytetin e Homsit.

Ndërkohë, Këshilli i Sigurisë i Shteteve të Bashkuara Amerikës është duke u përgatitur për të diskutuar rreth një draft rezolute të re të Rusisë, që bën thirrje për t’i dhënë fund dhunës në Siri.

Megjithatë, propozimi rus, pavarësisht se i bën thirrje regjimit për ndalje të dhunës dhe lirim të të burgosurve, e përjashton mundësinë e një intervenimi të huaj ushtarak në Siri.
XS
SM
MD
LG