Ndërlidhjet

Prokurorët rusë gjejnë 3000 shkelje në sondazhet zgjedhore


Prokurorët rusë thonë se sondazhet parlamentare të muajit të kaluar u dëmtuan nga 3000 shkelje, duke filluar nga konfliktet e interesit në komisionet zgjedhore, e deri te votuesit e paligjshëm.

Në një raport të lëshuar nga prokurori i përgjithshëm, Juri Shaika për presidentin Dimitri Medvedev, prokurorët tregojnë se deri më tani, 95 njerëz janë ballafaquar me pasoja administrative për shkelje.

Por raporti nuk përmend asnjë rast kriminal, duke mos përkrahur deklaratat e opozitës se ka pasur manipulim masiv për të rritur përqindjen e partisë në pushtet të Vladimir Putinit.

Partia e Putinit doli fituese në zgjedhjet e fundit parlamentare në Rusi, që u mbajtën më 4 dhjetor, duke fituar shumicën e ulësve në shtëpinë e ulët të parlamentit.
XS
SM
MD
LG