Ndërlidhjet

Presidenti i Gjeorgjisë do ta vizitojë Shtëpinë e Bardhë


Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan, Barak Obama do të takohet më vonë këtë muaj në Uashington me presidentin e Gjeorgjisë, Mihail Sakashvilli.

Takimi, që parashihet të mbahet më 30 janar, mbahet për ta shënuar 20 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

Shtëpia e Bardhë tha se Obama do ta rikonfirmojë mbështjetjen e SHBA-ve për integritetin territorial të Gjeorgjisë, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.
XS
SM
MD
LG