Ndërlidhjet

Avionët luftarakë godisin veriun e Gazës


Izraeli ka kryer një sulm ajror në veri të Gazës në mëngjesin e sotëm, kanë njoftuar burime palestineze dhe izraelite. Nuk njoftohet për të plagosur dhe thuhet se caku i sulmeve ishte i paqartë.

“ Në këtë pikë mund të konfirmoj se ka pasur një sulm ajror në veri të Gazës”, i ka thënë agjencisë së lajemve, AFP, zëdhënësja e ushtrisë izraelite. Ajo ka refuzuar që të specifikojë se kush ka qenë cak i këtyre sulmeve.

Ndërsa burimet e sigurisë palestineze thanë se një sulmi ka ndodhur në një zonë në lindje të qytetit verior të Beit Hanun dhe e ka goditur një fushë për përdorur nga Hamasi.

Ata thonë se sulmi është shoqëruar nga gjuajtje tankesh, por nuk raportohet për të lënduar.
XS
SM
MD
LG