Ndërlidhjet

Gra ukrainase protesojnë para konsulatës indiane në Kijev


Një grup i grave aktiviste ukrainase ka ndërmarrë sot një veprim për të protestuar para rezidencës së ambasadorit të Indisë në Kijev, raporton shërbimi ukrainas i radios Evropa e Lirë.

Katër femra të zhveshura në pjesën e sipërme të trupit të tyre, trokisnin në dyert e rezidencës së ambasadorit të Indisë dhe thërrisnin “Ukraina nuk është shtëpi publike”.

Policia i ka ndaluar që të katër femrat.

Protesta erdhi si përgjigje ndaj raporteve të mediave indiane se zyrat konsulare në Ukrainë, Rusi, Kazakistan dhe Kirgistan i kanë shtrënguar aplikimet për viza për femrat e moshës 15-40 vjeç, për të parandaluar udhëtimin e ‘punëtoreve të seksit’ në Indi.
XS
SM
MD
LG