Ndërlidhjet

Ukrainë, jep dorëheqje ministri i Financave


Ministri i Financave i Ukrainës ka dhënë dorëheqje, pas kritikave të presidentit Viktor Janukoviq për buxhetin dhe “perspektivën e errët ekonomike”.

Fedir Jaroshenko nuk ka dhënë ndonjë arsye për largimin e tij, përderisa Janukoviq ka emëruar menjëherë në postin e kreut të financave Valeri Khoroshkovskin. Ky i fundit ka shërbyer si ministër i Ekonomisë në periudhën 2002-2004.

Ukraina, ekonomia e së cilës varet shumë nga transportimi i gazit të Rusisë drejt Perëndimit, nuk ka mundur të dakordohet me shtetin rus për çmime më të ulëta të kësaj lënde.

Fondi Monetar Ndërkombëtar po ashtu ka ngrirë paketën e ndihmës për të, në vlerë prej 15 miliardë dollarëve.
XS
SM
MD
LG