Ndërlidhjet

Shefja e sigurisë norvegjeze jep dorëheqje


Shefja e sigurisë së Norvegjisë ka dhënë dorëheqje pasi ajo zbuloi të dhëna të rëndësishme, përfshirë informacionin se Norvegjia ka agjentë të inteligjencës në Pakistan.

Ministria e Drejtësisë e Norvegjisë, e cituar nga agjencia e lajmeve Reuters, tha përmes një deklarate se Jane Kristiansen kishte dhënë dorëheqje lidhur me atë që e quajtën “shkelje të mundshme të konfidencialitetit, me dhënien e informacioneve të klasifikuara”.

Në seancën e djeshme parlamentare, Kristiansen tha se Norvegjia ka agjentë në Pakistan, por nuk tregoi arsyet përse ata janë atje.
XS
SM
MD
LG