Ndërlidhjet

Komisioni i Senatit Francez: Projektligji për armenët, jo kushtetues


Një panel i Sentatit Francez e ka refuzuar një projektligj që e bën krim mohimin se vrasjet masive të armenëve nga Perandoria Osmane ishin gjenocid.

Komisioni i ligjeve, që i shqyrton tekstet para se ato të debatohen, ka thënë dje se projektligji është jo kushtetues, sepse shkelë lirinë e shprehjes.

Sugjerimet e komisionit janë jo detyruese.

Projektligji do të dërgohet në Senat për votim të hënën, më 23 janar, ku thuhet se ka mbështetje të gjerë.

Shtëpia e Ulët e Parlamentit veçse e ka miratur këtë projektligj, i cili dënon shkelësit deri në një vit burgim apo me gjobë prej 45 mijë eurosh.
XS
SM
MD
LG