Ndërlidhjet

Forcat siriane vrasin 18 persona


Forcat qeveritare të Sirisë raportohet të kenë vrarë të paktën 18 persona në trazirat e sotme.

“...në mesin e tyre kanë qenë edhe katër aktivistë pro-demokratikë, të vrarë pranë kufirit me Turqinë”, ka bërë të ditur Rami Abdel Rahman, kryetar i Organizatës siriane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me seli në Londër.

Kombet e Bashkuara thonë se mbi 5,000 persona janë vrarë që nga shpërthimi i trazirave në Seri, në mars të vitit të kaluar.

Protestuesit bëjnë thirrje për largimin e regjimit të presidentit Bashar al-Asad.
XS
SM
MD
LG