Ndërlidhjet

Serbët mund të “shfuqizojnë ose shtyjnë” referendumin


Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e katër komunave të veriut të Kosovës.

Pas bisedimeve, kryetari ilegjitim i Mitrovicës së veriut, Kërstimir Pantiq, ka paralajmëruar mundësinë që “pushteti lokal të rishikojë vendimin për mbajtjen e referendumit në veri të Kosovës”.

“Ne nuk duam të sjellim asnjë vendim që do të ishte në kundërshtim me interesat shtetërorë dhe kombëtarë. Nëse dëshmohet se shtyrja e referendumit do të sillte progres dhe do t’i lehtësonte pozicionin Qeverisë dhe presidentit Boris Tadiq, jemi të gatshëm të bisedojmë edhe për lëvizjen e datës”, ka thënë Pantiq për mediat serbe.

Sipas tij, vendimin për mbajtjen e referendumit e kanë sjellë kuvendet komunale dhe “vetëm ato mund ta shfuqizojnë ose ta shtyjnë”.

Nga ana tjetër, Bogdanoviq ka thënë se, në këtë moment, është e panevojshme mbajtja e referendumit në veri të Kosovës. Ai ka theksuar “rëndësinë e koordinimit ndërmjet përfaqësuesve serbë të veriut dhe Qeverisë së Serbisë”.

“Referendumi i veriut” është paralajmëruar të mbahet në Mitrovicë, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, më 14 dhe 15 shkurt.

Me të, siç është thënë, synohet të qartësohet vullneti i serbëve për lejimin apo moslejimin e shtrirjes së autoritetit shtetëror të Kosovës në veri të vendit.
XS
SM
MD
LG