Ndërlidhjet

Pakistan: U rrëmbyen dy shtetas të jashtëm


Policia lokale thotë se persona të armatosur i kanë rrëmbyer dy shtetas perëndimorë në qytetin qendror pakistanez, Multan.

Shefi i policisë në këtë qytet, Amir Zulfiqar Khan, tha se të dy personat ishin rrëmbyer nga njerëz të armatousr e të maskuar, që kishin depërtuar në shtëpinë e tyre, mbrëmë vonë.

Ministria e jashtme e Italisë tha se njëri person ishte italian, ndërsa për tjetrin besohet se është gjerman.

Mendohet se ata të dy ishin punëtorë të jashtëm të një organizate joqeveritare, që i ndihmonte viktimat e vërshimeve të vitit 2010.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë rrëmbim.
XS
SM
MD
LG