Ndërlidhjet

Kroaci: U miratua Deklarata për anëtarësim në BE


Parlamenti i Kroacisë mbrëmë vonë e ka miratuar Deklaratën për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si interes strategjik, me të cilin qytetarët ftohen që të dalin në referendum, më 22 janar, dhe ta shprehin vullnetin e tyre.

Për këtë Deklaratë kanë votuar 127 deputetë, ndërsa një ka abstenuar.

Në këtë dokument, që është miratuar pas diskutimit njëditor, theksohet roli i qytetarëve të Kroacisë në bashkimin në BE dhe vërtetohet përcaktimi për vazhdimin e reformave dhe për paqe.

Të dielën, më 22 janar, në Kroaci mbahet referendumi, në të cilin vendoset për anëtarësim të këtij vendi në BE.
XS
SM
MD
LG