Ndërlidhjet

Indi: Shkrimtari Ruzhdi tërhiqet nga pjesëmarrja në festival


Shkrimtari britanik, Salman Ruzhdi, ka shpallur sot se nuk do të marrë pjesë në festivalin e literaturës në Indi, pas protestave të një grupi të klerikëve myslimanë të linjës së fortë.

Paraqitja e planifikuar e zotit Ruzhdi, që është i lindur në Indi, kishte shkaktuar tmerr në mesin e disa myslimanëve, të cilët e konsiderojnë blasfemi librin e tij të vitit 1988, “Vargjet Satanike”.

Për shkak të këtij libri, Salman Ruzhdi i ka kaluar shumë vite në fshehje, pasi lideri i atëhershëm iranian, Homeini, kishte kërkuar vrasjen e tij.

Më parë, shkrimtari 65 vjeçar, ka marrë pjesë në festivalin vjetor në Indi, pa kurrfarë problemi.
XS
SM
MD
LG