Ndërlidhjet

Riker takon zyrtarët serbë


Zëvendës-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Filip Riker, ka takuar sot në Beograd zëvendëskryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.

Riker po qëndron në kryeqytetin serb në kuadër të turneut rajonal, ndërsa më vonë pritet të takojë edhe shefin e delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq.

Ky i fundit ka paralajmëruar për mediat serbe se temë diskutimi do të jetë çdo gjë që ka të bëjë me Kosovën.

Sipas Stefanoviqit, Serbia do të ketë rastin që "partnerëve amerikanë, të cilët kanë rol të rëndësishëm në stabilizimin e Ballkanit, por edhe ndikim të madh në Prishtinën zyrtare, t’ua shpjegojë pozicionin e saj".

Zyrtari amerikan, para se të arrinte në Beograd, ka qëndruar në Prishtinë dhe Shkup.
XS
SM
MD
LG