Ndërlidhjet

Rivali i Putinit kundër censurës


Miliraderi rus, Mikhail Prokhorov, tha se nëse zgjidhet president i Rusisë, do të ndalojë kontrollin shtetëror të mediave.

Ai publikoi programin “E ardhmja reale”, sipas të cilit, ndalohen të gjitha format e censurës dhe të kontrollit shtetëror të televizionit dhe radio-stacioneve.

Prokohorv tha po ashtu se favorizon marrëdhëniet më të mira me Bashkimin Evropian, por nuk ka përmendur Shtetet e Bashkuara.

Ai do të kandidojë kundër kryeministrit aktual, Vladimir Putin, i cili po ashtu do të garojë për postin e presidentit në zgjedhjet e 4 marsit në Rusi.
XS
SM
MD
LG