Ndërlidhjet

Ministri francez i Mbrojtjes arrin në Kabul


Ministri francez i Mbrojtes ka arritur në Kabul për bisedime të nivelit të lartë, në një kohë kur Parisi paralajmëron se mund të përshpejtojë tërheqjen e trupave franceze, pasi një ushtar afgan vrau katër ushtarë francezë.

Gerard Longet u takua shkurtimisht me 12 prej ushtarëve të lënduar francezë nga sulmet e së premtes dhe pritet që më vonë gjatë ditës në Kabul të mbajë takime edhe me presidentin afgan, Hamid Karzai dhe me zyrtarë të tjerë të lartë afganë dhe të NATO-s.

Longet pritet që ta përdorë vizitën e tij për të vlerësuar rrezikun me të cilin ballafaqohet misioni francez në Afganistan, që është përgjegjës për trajnimin e trupave afgane.

Raporti i tij do të përcaktojë nëse Franca do të vendosë ta tërheqë kontigjentin e saj ushtarak më herët se në fund të 2014-ës, një datë kjo që Parisi e kishte dhënë më herët. Franca ka 3.600 trupa në Afganistan. Më shumë se 80 prej tyre janë vrarë që nga viti 2001.
XS
SM
MD
LG