Ndërlidhjet

Siri: 11 të vdekur nga shpërthimi në minibus


Aktivistët në Siri thonë se një shpërthim i ka lënë sot të vrarë të paktën 11 njerëz, në një minibus që i bartte të burgosurit nga provinca verlindore e Idlibit.

Obsevatori Sirian për të Drejta të Njeriut nuk dha hollësi të tjera, përderisa nuk ka ndonjë konfirmim tjetër zyrtar rreth këtij shpërthimi.

Nga ana tjetër, luftime të ashpra shpërthyen ndërmjet ushtrisë siriane dhe ushtarëve dezertorë, të cilët kishin refuzuar të bashkohen me kryengritësit anti-qeveritarë, në një zonë në afërsi të kufirit me Turqinë.

Televizioni Al Jazeera tha se përplasjet ndodhën në qytetin e Jisir al-Shugourit.
XS
SM
MD
LG