Ndërlidhjet

Jahjaga: Zgjidhja të gjendet brenda institucioneve


Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka thënë se të gjitha subjektet politike duhet të kërkojnë zgjidhje brenda institucioneve të Kosovës dhe me dialog, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Këtë deklaratë presidentja, sipas një komunikate për media të kabinetit të saj, e ka bërë në kuadër të takimeve që ka zhvilluar me udhëheqësit e subjekteve politike parlamentare.

Ajo thuhet se ka zhvilluar takime me kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin, kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, nënkryetarin e AAK-së, Blerim Shalën dhe kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin.

Në takime të veçanta, sipas njoftimit për media, presidentja Jahjaga ka bashkëbiseduar me subjektet politike për çështjet në interes të vendit, me theks të
posaçëm për zhvillimet aktuale politike në Kosovë.

Presidentja Jahjaga citohet të ketë thënë se “debati dhe procesi i vendimmarrjes duhet të zhvillohet në institucione të Kosovës dhe aty të kontribuohet në hartimin, harmonizimin dhe zbatimin e politikave”.
XS
SM
MD
LG