Ndërlidhjet

Pakistani arreston 31 peshkatarë indianë


Agjencia e Sigurimit Detar të Pakistanit tha sot i ka burgosur 31 peshkatarë indianë dhe ka ndaluar 14 anije të tyre të peshkimit në ujërat territoriale të Pakistanit, në Detin Arabik.

Agjencia tha në një deklatarë se qytetarët indianë janë ndaluar dje gjatë një kontrolli rutinor dhe i janë dorëzuar policisë për marrje në pyetje.

Më herët këtë muaj Pakistani liroi 179 peshkatarë indianë, të cilët u burgosën për shkelje të rregullave të ujërave territoriale dhe të cilët kishin përfunduar dënimin e tyre. Rreth 360 të burgosur të tjerë indianë, kryesisht peshkatarë, ende mbeten në burgjet e Pakistanit.

India dhe Pakistani kanë pasur tri luftëra që nga ndarja e sub-kontinentit në vitin 1947.
XS
SM
MD
LG