Ndërlidhjet

Mirëpritet kapja e sërishme e kriminelit Stankoviq


Një prokuror i Tribunalit të Kombeve të Bashkuara për Krime Lufte në Hagë e ka mirëpritur sot kapjen e sërishme të kriminelit të luftës, Radovan Stankoviq, i cili kishte ikur nga një burg në Bosnjë para katër vjetësh.

Kryeprokurori në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi, Serge Bramertz tha se arrestimi i sërishëm i Stankoviqit është i rëndësishëm për viktimat e krimeve të rënda, për të cilat ai është dënuar.

Stankoviq fillimisht ishte paditur nga gjykata e OKB-së. Pasi u arrestua në vitin 2002 nga trupat e NATO-s në Bosnje, rasti i tij u bart në Bosnje dhe Hercegovinë, ku ai u dënua për përdhunimin dhe skllavërimin e grave myslimane gjatë luftës së viteve 1992-1995.

Por në maj të vitit 2007, vetëm një muaj pasi u dënua me 20 vjet burgim, Stankoviq u arratis nga burgu, gjatë një vizite të rreme tek dentisti.
XS
SM
MD
LG