Ndërlidhjet

Pritet zgjatja e misionit të Ligës Arabe


Një panel i ministrave të jashtëm të vendeve të Ligës Arabe janë takuar sot në Kajro, për bisedime me dyer të mbyllura, si dhe për ta dëgjuar një raport nga misioni i Ligës Arabe në Siri.

Shefi i misionit, gjenerali Mohamad Ahmed Mustafa al-Daci, nga Sudani, e ka paraqitur raportin dhe thuhet të ketë kërkuar që mandati vëzhgues të zgjatet e të forëcohet, e jo të braktiset.

Burimet e qeverive të Ligës Arabe thonë se ministrat do të kërkojnë që të zgjatet për të paktën edhe një muaj mandati i ekipit prej 165 vëzhguesve në Siri, pavarësisht kritikave me të cilat është përballur ky mision për dështim të ndaljes së dhunës, e cila shpërtheu që nga fillimi i protestave para gati një viti.

Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 5000 njerëz janë vrarë në Siri, që nga shpërthimi i protestave kundër sundimit të presidentit, Bashar al-Asad.
XS
SM
MD
LG