Ndërlidhjet

Kroatët i thonë ‘po’ hyrjes në BE


Kroatët kanë votuar në favor të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Raportet thonë se 66 përqind e votuesve që morën pjesë dje në referendum, votuan ‘pro’ anëtarësimit të Kroacisë në BE.

Pjesëmarrja në referendum ishte rreth 47 përqind.

Duke shpjeguar shifrën e ulët të pjesëmarrjes, kryeministri i vendit, Zoran Millanoviq tha se është e qartë se njerëzit janë lodhur.

Megjithatë, Millanoviq e përshkruajti votimin si një moment historik për Kroacinë.

Bashkimi Evropian e ka përgëzuar Kroacinë për votimin e djeshëm, duke thënë se ky është një lajm i mirë për gjithë rajonin e Ballkanit.

Kroacia pritet të bëhet shteti anëtar i 28-të i bllokut në vitin 2013.
XS
SM
MD
LG