Ndërlidhjet

Talibanët pakistanezë krijojnë armë me materiale helmuese


Raportohet se talibanët në Pakistan po shtojnë substanca helmuese për t’i krijuar armët e tyre vdekjeprurëse.

Stafi i një spitali në veriperëndim të Pakistanit thotë se plagët që merren gjatë sulmeve nga këto lloj pajisjesh, rezultojnë me komplikime më serioze, siç janë deformimet fizike.

Një ekspert bombash paksitanez thotë se talibanët i kanë perfeksionuar aftësitë e krijimit të këtyre armëve, duke përdorur materiale që janë lehtë të përdorueshme, sikurse kaliumi dhe azoti.

Ndërkohë, zyrtarët e pyjeve thonë se talibanët po i prejnë pyjet dhe po i shesin drunjtë për të siguruar më shumë para.
XS
SM
MD
LG