Ndërlidhjet

Siria refuzon planin e Ligës Arabe


Siria e ka refuzuar planin e Ligës Arabe, që ka për qëllim dhënien fund të krizës 10 mujore në vend, duke i bërë thirrje qeverisë dhe opozitës që të formojë një qeveri kombëtare të unitetit brenda dy muajve.

Deklarata e qeverisë siriane, e transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve, SANA, erdhi një ditë pasi ministri i jashtëm i Katarit, Hamad Bin Xhasem al-Tani u tha gazetarëve në Kajro se Liga Arabe kishte miratuar një plan të ri për Sirinë, me iniciativën për ta zgjidhur krizën.

Sipas tij, plani i Ligës Arabe parasheh formimin e një qeverie kombëtare të unitetit brenda dy mujash, me pjesëmarrjen e regjimit dhe opozitës, të udhëhequr nga një individ, për të cilin arrihet pajtushmëri e plotë. Sipas planit, qeveria e unitetit do të ketë mision zbatimin e pikave të planit të Ligës Arabe.

Al-Tani tha se përgatitjet për zgjedhjet e lira parlamentare dhe presidenciale duhet të bëhen sipas një ligji, i cili tregon se procedura të tilla duhet të kryhen nën vëzhgimin arab dhe ndërkombëtar.

Mirëpo mediat vendore kanë bërë të ditur se Siria e ka refuzuar këtë plan, duke e quajtur konspiracion kundër njerëzve sirianë.
XS
SM
MD
LG