Ndërlidhjet

Serbët e veriut paralajmërojnë mbajtjen e referendumit


“Serbët e veriut të Kosovës do të votojnë në referendumin e paralajmëruar të mbahet më 14 dhe 15 shkurt, ashtu siç është planifikuar”, ka thënë Krsimir Pantiq, njëri nga liderët e serbëve të Kosovës në veri të vendit.

Mediat serbe njoftojnë se pas një takimi të sotëm të uhëheqësve serbë në veri, Pantiq tha se ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq nuk ka pasur nevojë që ta shprehë mendimin e qeverisë serbe një javë para referendumit, pasi që kjo nuk e sfidon të drejtën e serbëve lokalë për ta mbajtur këtë referendum.

Pantiq thotë se që të katër komunat serbe në veri të Kosovës janë në favor të mbajtjes së referendumit, përjashtuar mosmarrëveshjet e vogla me komunën e Leposaviqit, që sipas tij, me kohë do të tejkalohen.
XS
SM
MD
LG