Ndërlidhjet

ANEB: Konfirmohet misioni në Iran për çështje atomike


Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) ka konfirmuar se një mision i saj do ta vizitoj Iranin në fund të këtij muaji, për të diskutuar për programin kundërthënës atomik të këtij vendi.

Ekipi i kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara, do të qëndroj në Iran prej 29 – 31 janar.

Në njoftimin e sotëm të ANEB-it theksohet se qëllim i vizitës është që të “zgjidhen të gjitha çështjet e jashtëzakonshme substanciale” lidhur me aplikimet e mundshme ushtarake të programit iranian.

Mëtutje, theksohet se ANEB-i synon shpjegime për informacionet e inteligjencës, që paralajmërojnë se Irani po bënë kërkime të rëndësishme në zhvillimin e armatimit atomik.
XS
SM
MD
LG