Ndërlidhjet

Libi: Lojalistët e Gadafit luftojnë për qytetin Bani Valid


Mbështetësit e ish liderit të vrarë të Libisë, Muamer Gadafi, po luftojnë për kontroll në qytetin Bani Valid, që dikur ishte bazë e ish regjimit.

Agjencitë e lajmeve citojnë një person lokal të paidentifikuar, që ka thënë se katër njerëz janë vrarë dhe më tepër se 20 janë plagosur në përleshje.

Ky burim, poashtu, tha se është përdorë edhe armatimi i rëndë.

Dhuna kishte shpërthyer kur luftëtarët lojalë ndaj regjimit të ri, të udhëhequr nga Këshilli Tranzicional Kombëtar, i kishin arrestuar disa lojalistë të dyshuar të Gadafit, në këtë hapësirë.

Bani Valid është afro 200 kilometra në juglindje të kryeqytetit, Tripoli.
XS
SM
MD
LG