Ndërlidhjet

Takim për Kosovën në Vjenë


Takimi i Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën do të mbahet sot në Vjenë të Austrisë, me pjesëmarrjen edhe të kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi.

Sipas raporteve të disa mediave, në takim do të bëhet fjalë për situatën në Kosovë, ndërsa pritet të diskutohet edhe agjenda e përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës.

Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën përbëhet nga 25 përfaqësues të shteteve që kanë njohur Kosovën, ndërsa detyrë e tij është të monitorojë zbatimin e Planit të Marti Ahtisarit – mbi bazën e të cilit, në shkurt të 2008-ës, është shpallur pavarësia e shtetit kosovar.
XS
SM
MD
LG