Ndërlidhjet

Izraeli sulmon Rripin e Gazës


Avionët luftarakë të Izraelit kanë kryer sulme mbi objektivat në Rripin e Gazës, në hakmarrje të zjarrit me raketa kundër shtetit izraelit.

Në deklaratën e bërë publike, ushtria e Izraelit tha se “sulmet kanë pasur në shënjestër një fabrikë armësh dhe tre tunele që përdoren për kontrabandë”.

Ditë më parë, së paku shtatë raketa janë hedhur nga Rripi i Gazës në drejtim të Izraelit, por nuk ka pasur raportime për viktima apo dëme të pronës.
XS
SM
MD
LG