Ndërlidhjet

Jeremiq nominohet për president të Asamblesë Gjenerale të OKB-së


Serbia ka nominuar zyrtarisht ministrin e saj të Jashtëm, Vuk Jeremiq, për postin e presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Siç raportojnë mediat serbe, detyra e tij do të ishte "të planifikonte sesionin e Asamblesë së Përgjithshme, të përcaktonte rendin e ditës, të propozonte misionet paqeruajtëse, nismat ndërkombëtare e të tjera".

Kandidaturën për presidencën e radhës së këtij mekanizmi duhet ta përcaktojë rajoni i Evropës Lindore.

Funksionin e presidentit aktual të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e mban përfaqësuesi i Katarit, Nasir Abdulaziz al Nase.
XS
SM
MD
LG