Ndërlidhjet

Ivanoviq takon serbët e veriut


Sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanoviq, do të takojë sot në Zveçan përfaqësuesit ilegjitimë të katër komunave në veri.

Ivanoviq, për mediat serbe, ka bërë të ditur se temë e diskutimeve do të jetë referendumi.

“Do t’iu përçoj qëndrimin e Qeverisë dhe të presidentit të Serbisë, që, pa marrë parasysh të drejtën e tyre për të organizuar referendum, ai nuk mund të jetë në kundërshtim me interesat shtetërorë dhe të qeverisë”, ka thënë Ivanoviq.

“Referendumi i veriut” është paralajmëruar të mbahet në Mitrovicë, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, në muajin shkurt.

Përmes këtij organizimi, serbët e veriut kanë për qëllim “të qartësojnë vullnetin e komunitetit të tyre për lejimin ose moslejimin e shtrirjes së autoritetit shtetëror të Kosovës në veri të vendit”.
XS
SM
MD
LG