Ndërlidhjet

Turqia paralajmëron Irakun kundër konfliktit sektar


Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, ka paralajmëruar autoritetet e Irakut se Turqia nuk do të qëndrojë duarkryq nëse Iraku nis konflikt në shkallë të gjerë sektar.

Ai i ka cilësuar “të shëmtuara dhe për keqardhje” akuzat e kryeministrit irakian, Nuri al-Maliki, se Ankaraja ndërhyrn në punët e Irakut.

Qeveria irakiane ka thënë se Turqia, Irani dhe disa vende arabe po bëjnë përpjekje të ndërhyjnë në krizën ndërmjet politikanëve shiitë dhe sunitë të Irakut.

Këto mosmarrëveshje kanë çuar edhe në sulme të njëpasnjëshme kundër shiitëve irakianë, që për pasojë kanë pasur shumë viktima.
XS
SM
MD
LG