Qeveria britanike, vitin e kaluar, ka shpenzuar mbi 620,000 dollarë për argëtimin e ushtarëve të saj, të pozicionuar në Afganistan.
Ajo ka dërguar personalitete të famshme "për të ngritur moralin e 9,500 trupave që luftojnë kundër forcave talibane në provincën Helmand të Afganistanit jugor".
Në mesin e tyre ishte edhe futbollisti Dejvid Bekam.
"Argëtimi i forcave të armatosura ka paraqitur dhe paraqet një element të rëndësishëm për mirëqenien e ushtarëve tanë. Ai ndihmon për ruajtjen e moralit si dhe të efikasitetit luftarak të trupave", ka shpjeguar ministri britanik i Mbrojtjes, Filip Hamond.
Tradita e dërgimit të presonaliteteve të famshme për të mbështetur ushtarët në vijën e frontit ka filluar gjatë Luftës së Dytë Botërore.