Ndërlidhjet

FDH: Gjenerali Dikoviq akuzohet për krime lufte në Kosovë


Grupi Fondi për të Drejtën Humanitare, me seli në Beograd, thotë se shefi i ri i shtatmadhorisë së ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq, ka kryer krime të luftës kundër civilëve në Kosovë, gjatë luftës 1998-99.

Ky fond, nëpërmjet një kumtese, theksoi se gjenerali Lubisha Dikoviq, duhet të zëvendësohet.

Sipas FDH-së, krime “të rënda dhe masive” janë kryer në pjesën qendrore të Kosovës, ku Dikoviqi vepronte si komandant brigade.

Mëtutje në kumtesë theksohet se ai e kishte obligim parandalimin e mizorive, por ka dështuar ta bëjë këtë.

Ministri i mbrojtjes i Serbisë, Dushan Shutanovac, i ka hedhur poshtë këto akuza si “monstruoze” dhe të pavërteta.
XS
SM
MD
LG