Ndërlidhjet

Obama: “Amerika kthehet” në skenën botërore


Në fjalimin e tij vjetor në sesionin e përbashkët të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, presidenti Barak Obama, e ka paraqitur planin për korrektësi më të madhe ekonomike dhe hapjen e më tepër vendeve të reja të punës.

Ai poashtu, gjatë fjalimit drejtuar vendit, mbrëmë vonë në Uashington, ka theksuar të arriturat e politikës së jashtme të tij, gjatë vitit të kaluar, duke shpallur se “Amerika është kthyer”.

“Nga koalicionet që ne i ndërtuam për t’i siguruar materialet atomike, deri te misionet që ne i udhëhoqëm kundër urisë dhe sëmundjes; nga goditjet që u dhamë armiqve tanë; nga fuqia e jonë e qëndrueshme e shembullit moral; Amerika është kthyer”, tha Barak Obama.

Sipas tij, “opinionet për Amerikën, janë më të larta se sa ato që ishin me vite”.
XS
SM
MD
LG