Ndërlidhjet

FMN: Mbyllja e Hormuzit rrit çmimet e naftës


Raporti i ri i Fondit Monetar Ndërkombëtar vlerëson se çdo ndërprerje e qarkullimit të naftës në Ngushticën e Hormuzit, mund të bëjë që çmimet e naftës të rriten për më shumë se 30 dollarë për fuçi.

Raporti konsideron se mbyllja eventuale e ngushticës është “rrezik i madh” për ekonominë botërore.

Teherani ka kërcënuar se do ta mbyllë Hormuzin, në përgjigje të sanksioneve të Perëndimit në lidhje me programin e tij bërthamor.

Raporti i FMN-së thotë po ashtu se një embargo e gjerë ndaj naftës iraniane, që nuk do të kompensohej nga një prodhues tjetër, mund t’i rrisë çmimet e naftës për 20-30 dollarë për fuçi.

Përmes ngushticës së Hormuzit kalon 40 për qind e trafikut botëror të naftës.
XS
SM
MD
LG