Ndërlidhjet

Stefanoviq jep propozime "në përputhje me 1244-shin"


Kreu i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, i ka folur ndërmjetësit evropian në dialog, Robert Kuper, për disa modele të përfaqësimit rajonal të Prishtinës, që, sipas tij, janë “në përputhje të plotë me rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara”.

Në deklaratën që ka bërë publike Qeveria e Serbisë nuk jepen detaje për propozimet e Stefanoviqit gjatë takimit në Beograd.

Mësohet se gjatë bisedimeve është thënë se “të dyja palët duhet të bëjnë përpjekje shtesë për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tash”.

Diplomatët evropianë kanë deklaruar se vazhdimi i dialogut dhe zgjidhja për përfaqësimin rajonal të Kosovës janë çështje të rëndësishme për eurointegrimin e Serbisë.

Kuper nesër pritet të takojë zyrtarët kosovarë.
XS
SM
MD
LG