Ndërlidhjet

Rrëzohen tri ndërtesa në Rio De Zhaneiro


Kryetari i Rio De Zhaneiros, Eduardo Paes, tha se tri ndërtesa shumëkatëshe janë rrëzuar në qendër të qytetit.

“Një ndërtesë 20-katëshe, një tjetër 10-katëshe dhe një më e vogël, me tre ose katër kate, janë rrëzuar”, ka bërë të ditur Paes.

Raportet e mëhershme kanë përmendur vetëm një ndërtesë 18-katëshe, por kanë thënë se “ka pasur pluhur dhe mbeturina të shumta në gjithë rrethinën”.

Kryebashkikau i Rio De Zhaneiros tha se është ende herët të flitet për numrin e viktimave, ndonëse mediat lokale raportojnë për të paktën 11 të vrarë dhe të lënduar.

Ekipet e shpëtimit thonë se ka ende njerëz të bllokuar brenda rrënojave. Zyrtarët nuk kanë folur për shkakun e kolapsit, por dëshmitarët thonë se në kohën e incidentit është dëgjuar një shpërthim dhe se ka kundërmuar erë gazi.

“Fillimisht, kam menduar se dikush po hidhte rrënoja dhe nuk ishte asgjë serioze. Tani pashë se e gjithë ndërtesa u shemb. Ajo dukej si incidenti i 11 Shtatorit”, u shpreh një dëshmitar.
XS
SM
MD
LG