Ndërlidhjet

Moska lejon tubimin “për zgjedhje të ndershme”


Zyra e kryetarit të Moskës ka lejuar organizatorët e aksionit “Për zgjedhje të ndershme”, të mbajnë tubimin e planifikuar më 4 shkurt.

Zëvendëskryetari i Moskës, Aleksander Gorbenko, ka konfirmuar se zyra e bashkisë ka rënë dakord “për njërin nga variantet e propozuara të aksionit”.

Ai tha se organizatorët kanë leje për tubimin e 50,000 njerëzve. Tubimi dhe marshi i protestuesve pritet të ndodhë nga ora 12 deri në orën 15, sipas kohës lokale.

Ai pason disa protesta që kanë zënë vend në Moskë dhe qytete të tjera ruse, kundër, siç është thënë, manipulimeve në zgjedhjet e dhjetorit të kaluar.

Rusia e Bashkuar, partia e kryeministrit aktual, Vladimir Putin, ka fituar më 4 dhjetor, ndonëse me rënie të madhe të numrit të votave.
XS
SM
MD
LG