Ndërlidhjet

Irak-Turqi: Përpjekje për ulje tensionesh


Një zyrtar i lartë irakian, nga radhët e komunitetit shiit, ka udhëtuar drejt Ankarasë për bisedime me krerët turq.

Amar al-Hakim, drejtues i Këshillit të Lartë Islamik të Irakut, takohet me ministrin e Jashtëm turk, me kryeministrin dhe me presidentin, për të diskutuar marrëdhëniet e tensionuara mes dy vendeve.

Tensionet pasojnë krizën në Irak, e cila është intensifikuar prejse qeveria shiite e kryeministrit Nuri al-Maliki ka lëshuar urdhër-arrest kundër një politikani sunit, të cilin e ngarkon me akuza për terrorizëm. Sunitët e kanë akuzuar Malikin se po bën përpjekje të rrëmbejë më shumë pushtet.

Qeveria e Turqisë, nga frika e shpërthimit të dhunës sektare në Irakun fqinj, ka qenë një kritike e zëshme e Malikit, i cili në këmbim ka akuzuar Ankaranë për ndërhyrje në punët e Irakut.
XS
SM
MD
LG