Ndërlidhjet

Kuvendit të Serbisë i kërkohet seancë për Kosovën


Partia Radikale Serbe dhe Partia Demokratike e Serbisë i kanë kërkuar Kuvendit serb të mbajë një seancë të posaçme për të diskutuar situatën në Kosovë.

“Kërkojmë seancë, sepse jemi të shqetësuar për planin jo-transparent të presidentit Tadiq për Kosovën”, ka thënë radikali Dejan Miroviq në konferencën për gazetarë.

Ai ka deklaruar se nga 31 korriku nuk ka kurrfarë informacionesh se çfarë po ndodh me dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Miroviq ka shprehur shqetësimin e radikalëve, pasi, sipas tij, Tadiqi thotë se bëhet fjalë për “disa garanci për enklavat dhe manastiret, si dhe status të veçantë për veriun e Kosovës”.

Kjo e fundit, sipas Miroviqit, është absurde, sepse “Kosova nuk mund të ketë status të veçantë, pasi, sipas Kushtetutës, është pjesë e Serbisë”.

Pesë pikat e planit për Kosovën të presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, janë: "të sigurohet zgjidhje e qëndrueshme për veriun e Kosovës, mbrojtja e enklavave serbe në jug të Kosovës, të ruhet identiteti serb dhe trashëgimia fetare në tërë Kosovën, si dhe të sigurohet prona private".
XS
SM
MD
LG